3 viktima dhe 152 persona të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit 152 persona janë konfirmuar me koronavirus, nga 1008 testime të kryera. Njëkohësisht, gjatë të njëjtës periudhë, janë shënuar 194 të shëruar.

Fatkeqësisht, betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 persona.

Në spitale janë shtruar 200 pacientë, 24 prej të cilëve në terapi intensive, 7 të intubuar.