Për komunat veriore, 50 milionë euro

0
261

Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Rajonal – Veri, ka precizuar se me Marrëveshjen e Brukselit janë paraparë 40 milionë euro mjete për zhvillimin e katër komunave veriore të Kosovës, si dhe 10 milionë euro të hyra nga doganat në pikat kufitare në Jarinjë dhe në Bërnjakë, të cilat derdhen në Fondin për Zhvillimin e Veriut.

Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica Veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku, do t’i kenë të paktën 50 milionë euro për zhvillimin ekonomik të veriut të Kosovës. Këto mjete, siç kanë thënë në Agjencinë për Zhvillim Rajonal – Veri, janë parashikuar me Marrëveshjen e Brukselit, ndërkohë që ato mjete tashmë u janë ndarë këtyre komunave veriore të Kosovës.

Rreze Duli, drejtoreshë e Agjencisë për Zhvillimin Rajonal – Veri, ka precizuar se me Marrëveshjen e Brukselit janë paraparë 40 milionë euro mjete për zhvillimin e katër komunave veriore të Kosovës, si dhe 10 milionë euro të hyra nga doganat në pikat kufitare në Bërnjakë dhe në Jarinjë, të cilat derdhën në Fondi për Zhvillimin e Veriut në kuadër të Marrëveshjes për Kufijtë e Integruar./Zëri.info/