Hamza-VV-së: Sillni 40 vota në Kuvend, PDK do ta votojë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit të Kosovës pas dështimit të votimit të Projektligji për Vlerat e UÇK-së, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të sjell 40 vota në Kuvend dhe partia e tij do t’i jap 24 vota për rrëzimin e Qeverisë.

“Pasi VV-ja e ka bërë një mocion të punoje në drejtim të këtij mocioni, edhe kryetarja e Kuvendit, nëse do t’i shpreh pakënaqësitë e saj, të sjellët në Kuvend dhe në momentin që bëhen 40 vota dhe krijohen kushtet për tu hedh ne votim ky mocion, PDK do t’i jap 24 vota për”, tha Hamza.

Ai kërkoi që të votohet një Projektligj i PDK-së, që ka pothuajse qëllimin e njëjtë me atë për rimëkëmbje ekonomike.