47 të vdekur nga shpërthimi i fabrikës së plehrave

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën Lindore. Mësohet se një shpërthim i madh ka ndodhur në një fabrikë kimike.

Po ashtu e ditur bëhet se për shkak të këtij shpërthimi 47 persona kanë humbur jetën dhe 90 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fabrikën e drejtuar prej Tianjiayi Chemical.

Shpërthimi nisi si pasojë e një zjarri të madh që ra në fabrikën ku prodhoheshin plehra kimike.

640 persona në total u dërguan në spital. Shumë prej tyre në gjendje kritike dhe dhjetëra me plagë të rënda.

Zyrtarët e Uzinës Kimike Henglida, 3 km larg shpërthimit, thanë se çatia e saj u shemb ndërsa ata dolën me shpejtësi, sipas mediave lokale.