Babë, bir dhe nip/ Këta janë tre të plagosurit në Pejë

Mbrëmja e sotme nuk ishte e qetë në Pejë pasi pati të shtëna me armë zjarri ku u plagosën tre persona.

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se i dyshuari që plagosi tre personat është Melos Rrustemaj. Ndërsa sinjali poashtu mëson se të plagosurit janë Andi, Fisnik dhe Shaban Dobraj.

“Shabani është babai i Andit, ndërsa Fisniku është djali i axhës së Andit, pra nipi i Shabanit“, thonë burimet e Sinjalit.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në QKUK, ndërsa njëri është i plagosur lehtë dhe është duke u mjekuar në spitalin rajonal në Pejë.