Profesori i shkencave politike në SHBA thotë se është e pamundur që në takim të mos flitet për tema politike

Profesori i shkencave politike në SHBA, Shenasi Rama, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të prekë edhe temat politike.

Ai ka thënë se është e pamundur të mos flitet për tema politike në një dialog ekonomik mes dy shteteve.

“Pres që dialogu të jetë i suksesshëm në temat dytësore sikur që janë transporti hekurudhor, ajror e rrugor. Nuk dihet se cilat do të jenë temat primare”, thotë ai.

Takimi në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.