538 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 538.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,137 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.