Nënkryetarja e VV-së: Zgjedhjet janë zgjidhja, s’kemi shtet për ankand publik

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka deklaruar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për një shtet ku sundon drejtësia dhe barazia.

Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se edhe dyshuesi i fundit e ka të qartë se vota për Vetëvendosjen është garanci për një shtet sovran dhe demokratik.

Ky është postimi i plotë i saj:

Edhe dyshuesi i fundit këto ditë besoj se e ka të qartë se:

#Zgjedhjet janë zgjidhja, dhe se vetëm vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është garancë për një shtet sovran dhe demokratik, shtet ku sundon drejtësia dhe barazia!

Nuk kemi shtet për ankand publik!
#QeveriaKurti2