Ibrahimi: Masat efiçiente dy muaj para dimrit janë hajgare me popull

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Kosovës kanë bërë shaka me masat që i kanë bërë së fundi të ditura për menaxhimin e krizës energjetike.

Ai, në Rubikon të Klan Kosovës, ka deklaruar se masat janë edhe shumë të vonshme.

“Nuk merren masa efiçiente dy muaj para dimrit. Dimri veç ka filluar, masat kërkojnë investime, investimet kërkojnë kohëzgjatje derisa ato ta bëjnë efektin e vet. Nuk mundesh sot për nesër me thënë izolone shtëpinë sepse ajo është hajgare me popullin”.

“Të thuash ti në mes të tetorit se po jap masa subvencionuese, nëse shkoni të bleni kaldaja në tetor, apo pelet, mos bëni hajgare. Ky popull kur i ka blerë gjithmonë drutë për dimër, nuk i blejnë në nëntor për dhjetor”.

“Këto i di populli, po më duket shumë një qasje qesharake nga qeveria. Është dashur të merren masa tjera për të siguruar se kemi siguri”, ka thënë Ibrahimi, njofton KlanKosova.tv.