A do të thyhet rekordi i transfereve: Harry Kane në Real Madrid?

0
249

Harry Kane i Tottenham Hotspur është tekur Real Madridi për ta sjellë në skuadër sezonin e ardhshëm. Transferimi i tij i shtrenjtë do ta thyente rekordin aktual transferimeve, 350 milionë euro është shuma që Tottenham e kërkon, transmeton Gazeta Metro.

Kane do t’i mbushë 26 vjeç në fund të muajit korrik dhe sipas mediave botërore, bazuar në moshën dhe paraqitjet e tij, anglezi do të ishte sulmuesi më i mirë që një skuadër mund ta blejë.

E përditshmja spanjolle “AS” ka zbuluar se Madridi e ka kontaktuar klubin londinez për ta bërë këtë ëndërr realitet. Sipas AS, një zyrtar i lartë i Real Madridit ka biseduar me drejtuesit e Tottenhamit para Krishtlindjes për transferimin e mundshëm të Kane.

Synimi i tij ka qenë të mësojë se çfarë çmimi do të mundë të kishte blerja e tij, sa për t’i nisur bisedimet në muajt e ardhshëm. Përgjigja që ai ka marrë nuk ishte inkurajuese, 350 milionë euro.

Në çmendurinë e tregut të transferimeve që nisi me kalimin e Neymarit në Paris Saint-Germain nga Barcelona më 2017 për 222 milionë euro, ky vlerësim pasqyron nevojën e Madridit për ta mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Cristiano Ronaldos, njeriun i cili ia siguronte 50 gola në sezon para se t’i bashkohej Juventusit. /gazetametro.net