A është suspenduar Ridvan Berisha: Flet Drejtori i RTK’së

Gazetari Ridvan Berisha, ka thënë se është suspenduar nga RTK, e për këtë ka fajësuar kryeministrin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij në këtë televizion.

Por në një prononcim për Metro, Drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati, ka mohuar se është suspenduar Ridvan Berisha.

Kastrati, tha se për shkak të shkeljeve të tij të vazhdueshme të rregulloreve të brendshme të RTK’së, është iniciuar procedurë disiplinore.

‘’Nuk është e vërtetë që Ridvan Berisha është suspendu nga puna. Për shkak të shkeljeve të tij të vazhdueshme të rregulloreve të brendshme të RTK’së, është iniciuar procedurë disiplinore , por ende nuk ka asnjë vendim.’’

Ai shtoi se Berisha nuk do drejtojë emisionin e RTK’së Debat, por nuk është suspenduar nga puna deri në vendimin e Komisionit Disiplinor.

‘’Pra deri në vendimin e Komisionit Disiplinor, Berisha nuk do të drejtojë emisionin e RTK’së Debat, por nuk është suspenduar nga puna’’, përfundoi Kastrati.