AAK nuk garanton kuorumin për president, Haradinaj thotë se nuk është detyrë e jona

Ramush Haradinaj ka thënë se kishte një takim konstruktiv më Kurtin. Lideri i Aleancës ka deklaruar se partia e tij do të jetë opozitë e fuqishme.

“I tregova Kurtit se do të jemi opozitë, jo siç ishim bashkë dikur me Vetëvendosjen, me ato metoda, por një opozitë më konstruktive” ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse AAK do të bëj kuorumin për president, Haradinaj ka thënë se nuk është përgjegjësi e tyre.

“Nuk është detyrë e jona ta përkrahim pushtetin. Populli ia ka dhënë votën për të qeverisë. Është përgjegjësi e tyre të gjejnë mënyrën se si do ti bëjnë 2/3 e votave për president” ka thënë Haradinaj.

Lexo edhe:

Hoxhaj deklarohet pas takimit, tregon se çfarë kërkoi nga Kurti dhe Osmani