Abazi po merr pjesë në Forumin e Selanikut: E ardhmja jonë në një fazë kritike

Në cilësinë e folësit kryesor para pjesëmarrësve prej Ballkanit, përfaqësuesve të institucioneve Evropiane për Zgjerim dhe Integrim, Politikë të Jashtme dhe shoqërisë civile, zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi shtjelloi zhvillimet politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe argumentoi kundër ideve të ndryshimit të kufijve si metodë dhe strategji për adresimin e çështjeve që janë ende të hapura në Ballkan.

“Qeveria Kurti sjell një energji pozitive, respekt për diversitetin etnik, kulturor, fetar, si dhe modelin e fokusimit në të ardhmen e Kosovës me modesti dhe përqendrim te qytetarët”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Abazi, uroi që në të ardhmen të punohet dhe të përfshihen cilësisht më shumë artistë, njerëz të kulturës dhe të realizohen shkëmbime akademike si promotorë të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal.