Abdixhiku ngushëllon familjes së Kadri Veselit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ngushëlluar familjen ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit, me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij.

“Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të prindit tuaj, Fazli Veseli. Ndajmë dhe bashkëndiejmë dhimbjen tuaj. Fazli Veseli i takon një gjenerate baballarësh që rritën dhe edukuan fëmijët e tyre në kohë dhe rrethana shumë të vështira, duke i rritur me idalin për t’i shërbyer vendit deri në arritjen e lirisë”, thuhet në telegram ngushëllimi të Abdixhikut.

Abdixhiku ka thënë se në kohë dhe momente të vështira për famljen Veseli, vdekja e kryeplakut Haxhi Fazli Veseli është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë dhe të afërmit e tyre.

“Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën Fazli Veselin”, thuhet në telegram ngushëllimi.