Abrashi pranon detyrën e ministrit të Infrastrukturës

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ka pranuar detyrën nga ish-ministri Lumir Abdixhiku.

Ky i fundit e informoi Abrashin lidhur me ecurinë e projekteve infrastrukturore që janë duke u realizuar, masat mbrojtëse ndaj COVID-19 dhe tema të tjera me rëndësi në fushat që mbulohen nga kjo ministri.

Abrashi e falënderoi Abdixhikun për punën e mirë në udhëheqjen e këtij dikasteri dhe shprehu vendosmërinë për realizimin e punëve të mira edhe në të ardhmen.