Karaburuni tërheq turistët; Çdo ditë drejt gadishullit nisen shumë të huaj (Video)

Çdo ditë Vlora vizitohet nga qindra turistë, vendas dhe të huaj. Këtë fundjavë rreth 150 turistë kanë mbërritur nga Lituania dhe Gjermania.

Pas Vlorës destinacioni i tyre është gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit.

Kreu i operatorëve turistik për jugun e vendit Vasil Bedinaj thotë se situata politike me protesta që ka përfshirë vendin ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve, ose anulimin e rezervimeve.

Vlora këtë vit është përgatitur për të pritur një fluks turistësh, kjo edhe nga rezervimet e shumta që bënë të huajt një vit më parë, duke e renditur Vlorën si një nga qytetet më të vizitueshme në vend./TCH/