Agim Veliu ministër, Podujeva në zgjedhje të jashtëzakonshme

Sot është zyrtarizuar marrëveshja për koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas marrëveshjes janë propozuar edhe emrat për ministra. Siç merret vesh, njëri nga emrat për ministër që ka propozuar LDK-ja është edhe Agim Veliu, kryetar aktual i Podujevës.

Pasi Agim Veliu pritet të marr postin e ministrit të Punëve të Brendshme duhet të japë dorëheqje dhe Podujeva shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.