Agim Veliu: S’mund të na caktohet neve se kur t’i dërgojmë propozimet për ministra

0
192

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë një koment të shkurtër përgjatë hyrjes në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së lidhur me ftesën e re të Kryetarit e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bërë përmes një videoincizimi.

“S’besoj se mund të na e caktojë neve dikush se kur duhet t’i dërgojmë emrat”, është shprehur Veliu, njofton Klan Kosova.

Kurti para takimit me Presidentin Hashim Thaçi i ka bërë thirrje LDK-së që t’ia dërgojë propozimet për ministra në mënyrë që të formohet Qeveria, derisa ka shpalosur propozimet e partisë që drejton.