AGK angazhon avokat për përfaqësimin e gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka angazhuar avokatin Sami Brajshori për përfaqësimin e gazetarëve.

Në njoftimin për media thuhet se është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të Sami Brajshorit deri në fund të këtij viti kalendarik.

“Të nderuar kolegë, Sami Brajshori – me mbështetjen e dhënë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë – OMiK, është angazhuar si Avokat në Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës – AGK.

Për AGK-në, është tejet i rëndësishëm përfaqësimi dhe mbrojtja ligjore për gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, dhe kjo do të mundësohet me angazhimin fillestar të z.Brajshori deri në fund të këtij viti kalendarik.

Në rastet kur pengoheni gjatë kryerjes së detyrës, ose jeni subjekt i sulmeve dhe kërcënimeve, ju inkurajojmë që rastet t’i raportoni në AGK”, thuhet në njoftim.

Shqetësimet apo kërkesat për konsultime mund t’i adresoni në këtë e-mail: [email protected].