Haxhiu: U shpërndanë pyetjet e testit për infermierë dhe u ngritën pikët për të preferuarit e VV-së

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se e vetmja punë me të clën mburret Qeveria e Albin Kurti është menaxhimi i Onkologjisë nga Ilirn Kurtishi, të cilin Haxhiu e quan “të PDK-së”.

“Gjatë kësaj periudhe, në Onkologji tre drejtora i ka ndrru LVV-ja dhe me të gjithë ka dështuar duke krijuar radhë të gjata e lista të pritjes në Onkologji, derisa u detyrua ta rikthej Dr. Ilir Kurtishin në menxhim të Onkologjisë”, ka shkruar deputeti.

Kryeministri Kurti sot në një paraqitje mediale para repartit të Onkologjisë, ka refuzuar t’u përgjigjet gazetarëve në pyetje të tjera. Kamishi e ka përmendur këtë në postimin e tij lidhur me vizitën e Kurtit në Qendrën Klinike Univeritare të Kosovës.

“Albin Kurti refuzoi të përgjigjej lidhur me emërimin e Radomiroviqit zëvendës ministër, edhe pse ai e ka pohuar se ka qenë pjesë e ushtrisë serbe gjatë luftës. Nuk u përgjigj as për bashkpunimin me Radojqiçin e as për vjedhjen e rezervave shtetërore me sekserin e tij Ridin, sepse tha – jemi në QKUK”, shkroi Haxhiu.