Ahmeti: Ajo e VV’së nuk ishte referendum, PDK’ja doli me sukses në këto zgjedhje

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se tek Vetëvendosja, qytetarët nuk e votuan programin por liderin.

Madje Ahmeti thotë se nuk ishin këto zgjedhje referendum, siç e ka quajtur VV’ja.

‘’VV e ka quajt referendum, nuk e kisha quajt referendum. Unë e kam quajt programin e VV’së të zbehtë. Nuk ka qenë zgjedhjee e programeve por zgjedhje mes Albinit dhe Vjosës dhe klasës tjetër politike’’, ka thënë Ahmeti në Rubikon.

‘’Më së miri ka dalë PDK. Për ta është sukeses ta mbajnë këtë numër të votave. Pa kryetarin Veseli dhe Thaçin, debakël ka pësu LDK’’

‘’Ka qenë shpëtime dhe për Hotin edhe për LDK’në. Hotin e ka rrëzu Kushtetuesja në momente të vëshira dha inicu ndryshime për LDK’në, që nuk do të ndodhnin.’’