Gjendet i vdekur në lumë një fëmijë 5 vjeç

Është gjendur pa shenja jete në lumë një fëmijë rreth pesë vjeç në fshatin Raskovë të Obliqit.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka vijuar kërkimet dhe gjurmimet në terren. Rreth orës 20:30 është raportuar për gjetjen e trupit të fëmijës por fatkeqësisht pa shenja jete”, tha Borovci.

Tutje, ai tha se aktualisht po trajtohen rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.