Ahmeti: Do ta monitorojmë Qeverinë Kurti, ne i njohim më së miri

Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti ka thënë se është ndër të parët që ia ka uruar Vetëvendosjes vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme në vend.

Ahmeti thekson se do të përkrahin qeverisjen e Kurtit për çështje me interes të vendit, por në anën tjetër edhe do ta monitorojnë shumë mirë.

‘’Do t’ju përkrahim me gjërat që janë në interes nacional, do t’ju monitorojmë për gjëra jo të mira. I njohim më së miri dhe mund t’i kritikojmë prej prizmit të majtë. Duhet me ia dhënë shancin dikujt për me ia nis me tregu punën e vetë’’, ka thënë Ahmeti sonte në Pressing.

‘’Duhet me ju thanë ju prift e mbara, pse mos me ua uru. Kam qenë ndër të parët që e urova VV’në, e uroj edhe sot.’’, shtoi Ahmeti.