Akil Gjakova në majat e Evropës, i artë në Lisbonë

Xhudisti i Kosovës, Akil Gjakova është në majat e Evropës.

Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudisti jonë në finale mposhti në finale e mposhti izraelitin, Tohar Butbul, në një sfidë tejet të fortë.

Xhudistët shkuan në Golden Score pas barazimit në kohën e rregullt, ku secili nga ta kishte nga dy penalti.

Por pas Golden Score Akil Gjakova triumfoi në min 1:31, me një lëvizje të mrekullueshme ndaj izraelitit për të fituar medaljen e artë të Kampionatit Evropian.

Kujtojmë së Akili në gjysmëfinale e mundi me “ippon” zviceranin, Nils Stump./RTK