Zbulohet se me kë do të përballet fituesi i rimeçit Wilder – Fury

Dillian Whyte do ta gëzojë mundësinë e shumëpritur për të luftuar për titull të kampionit të botës në kategorinë e rëndë kundër fituesit të trilogjisë mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury, sipas promotorit të britanikut, Bob Arum.

Wilder do ta mbrojë titullin në kategorinë e rëndë WBC këtë të shtune kundër Fury, shumë muaj pasi meçi i parë mes tyre mbaroi me barazim kontrovers, transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshjen e Wilder me Fury eksiton një klauzolë për një meç të tretë mes tyre në fund të vitit 2020.

Whyte, i cili për herë të parë u bë pretendent për titull në WBC në nëntor të 2017-s, do të bëhet sfidues mandatar në shkurt të vitit 2021 dhe tani shpresat e tij janë rritur nga promotori i Fury.

“Whyte është boksier i mirë. Ai do ta ketë mundësinë gjatë rrugës”, ka thënë Arum, i cili është promotor i Fury.

“Whyte, nëse vazhdon të luftojë dhe të fitojë, do të jetë në radhë pas trilogjisë. Do të ishte gjëja e duhur”, shtoi ai.