Aksident fatal në këtë qytet të Kosovës, humb jetën një person

Mbrëmë rreth orës 02:48 në rrugën Pejë- Deçan, në fshatin Isniq – Deçan ka ndodhur një aksident në komunikacionin rrugor, me ç’rast një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, përkatësisht Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, me njësi tjera policore, menjëherë kanë dalë vendin e ngjarjes së bashku më Prokurorin e shtetit, Ekipin mjekësor dhe Njësitin e zjarrfikësve, për të ndërmarr masat e nevojshme në ketë aksident fatal.

Sipas të dhënave nga hetuesit nga vendi i ngjarjes, në ketë aksident ishte përfshirë një automjet me targa regjistrimi të jashtëm.

Ngasësi i automjetit kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes sipas konstatimit mjekësor, ndërsa pasagjeri kishte pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dashur të intervenojë edhe njësiti i zjarrfikësve.

Personi i lënduar, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë dhe për shkak të lëndimeve të rënda më pastaj është dërguar për QKUK Prishtinë, sepse gjendja e tij ishte serioze.

Deri të aksidenti ka ardhur për deri sa drejtuesi i automjetit kishte qenë duke qarkulluar nga drejtimi i Deçanit në drejtim të Pejës, më të arritur në fshatin Isniq në vendin e quajtur ‘te ura e Demës’, për shkak të shpejtësisë shumë të madhe kishte humbur kontrollin mbi timon, ka dalë jashtë rruge në të djathtë dhe është përplasur me një shtëpi.

Në ketë aksident, jetën e ka humbur shtetasi F. H. vjeç rreth 23 (m.k.sh.), ndërsa lëndime të rënda ka pësuar Sh. K. lindur vitin 1993 (m.k.sh.).

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me urdhër të prokurorit shtetit.