Një femër i rrah policët në Mitrovicë

Një femër i ka rrahur policët mesditën e djeshme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Ajo është arrestuar nga Policia, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë arrestimit të saj, një police e ka pësuar më së keqi, duke marrë lëndime trupore. Policja ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.