Aksident fatal në rrugën Prishtinë-Podujevë, dyshohet për dy të vdekur

Një aksident fatal mes një veture me targa të huaja dhe një autobusi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe dy të tjerë janë lënduar, shkruan Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.