Homazhe tek varri dhe shtatorja e Heroit Fadil Vataj (foto)

Sot u bënë homazhe tek varri dhe shtatorja Heroit të Kombit, Fadil Vataj, ku i pranishm ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli, zëvendëskryeministri  i Republikes së Kosovës z. Enver Hoxhaj e qytetarë të shumtë.

Zoti Hoxhaj në këtë ceremoni ndër të tjera deklaroi se së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe profesor Ramë Vataj kemi bërë homazhe tek shtatorja e Heroit të Kombit, Fadil Vataj në Therandë. Përherë nderë dhe përkulje para sakrificës së heronjve që i sollën Kosovës lirinë e pavarësInë.