Aksident i rëndë komunikacioni në Skenderaj (foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Klinë të Ulët të Komunës së Skenderajt.

Në disa pamje të dërguara në redaksinë e Indeksonline mund të shihni gjendjen e dy veturave të aksidentuara.

Zëdhënësi i Policisë, Avni Zaiti për Indeksonline ka treguar se tre persona janë lënduar.

“Dy vetura janë përfshirë në aksident. Si pasojë, tre persona janë lënduar, të cilët kanë kërkuar ndihmë në spitalin rajonal. Aksidenti ka ndodh rreth orës 15:00. Rruga tani është e lirë për qarkullim”, ka thënë Zaiti.

Më poshtë video dhe pamje nga aksidenti.