Aksident i rëndë në Bulqizë, në gjendje të rëndë 35-vjeçari 

Një akisdent i rëndë ka ndodhur që në orët e mesnatës, në qytetin e Bulqizës, ku ka mbetur i plagosur një 35- vjeçar.

Nga të dhënat paraprake është mësuar se 35-vjeçari i aksidentuar quhet Daniel Dako. I riu është transportuar në në spitalin e traumës në Tiranës pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve është mësuar se Dako po udhëtonte me familjen e tij, ku bashkëshortja dhe fëmijët janë nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Bulqizës, ndërsa kryefamiljari në Tiranë.