Petkoviq: BE-ja për herë të parë u shpreh qartë se Kurti është përgjegjës për dialogun e dështuar

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka theksuar se dje për herë të parë BE-ja dhe SHBA-ja kanë treguar qartë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është përgjegjës për dështimin e dialogut.

“Kemi pasur një ditë jashtëzakonisht të vështirë – këto nuk janë negociata të zakonshme teknike, në kushte të pamundura presidenti Aleksandar Vuçiq po flet me Kurtin i cili refuzon gjithçka, i cili nuk do të formojë Asociacionin dhe Borrell e bëri të qartë dje”, tha Petkoviç për mediat serbe, transmeton FrontOnline.

Siç shton ai, edhe pse Beogradi ishte i përkushtuar për kompromis gjatë gjithë këtyre viteve, BE-ja i vendosi të dyja palët në të njëjtin nivel dhe pas takimeve tha se të dyja palët duhet të bëjnë diçka, duke ia ngarkuar kështu përgjegjësinë Prishtinës dhe Beogradit.

“Tani e kemi parë për herë të parë qëndrimin e BE-së, nëse doni edhe të SHBA-së, se Kurti është përgjegjës për dështimin e dialogut. Kurti nuk do të formojë Asociacionin dhe kur Vuçiq ta pyesë para Borell dhe Lajçak nëse dëshiron ta formojë atë në përputhje me atë që është marrë vesh në vitin 2013 dhe 2015, nuk do të japë përgjigje dhe këtë e dha dje në konferencën për shtyp kur tha, dmth kërcënoi popullin serb dhe Listës Serbe, duke u thënë se do të vuajnë dhe do të paguajnë”, ka theksuar drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë.

Petkoviq pyet se çfarë duhet të paguajnë akoma dhe pse duhet të vuajnë kur Kurti vazhdon të pushtojë në heshtje veriun, policia e Kosovës qëllon serbët, i arreston, zbatohen vendimet e paligjshme…

“Ajo deklaratë është shumë e rrezikshme sepse tregon natyrën e vërtetë të regjimit të dhunshëm të Kurtit dhe prandaj presidenti Vuçiq nuk ishte i kënaqur sepse të jem i sinqertë kishte të paktën një arsye të vogël për këtë sepse u pa se Beogradi nuk kishte faj. se tregoi konstruktivitet, u pajtua me propozimin e BE-së që nënkupton fillimisht formimin e Asociacionit, pastaj zbatimin e marrëveshjes, e cila nuk është e lehtë, dhe në anën tjetër kemi Kurtin që nuk do dhe që kërcënon serbët”, thekson ai.

Siç thotë ai, deklarata të tilla janë të papranueshme dhe tregon se atë deklaratë Kurti e ka bërë para objektit ku po zhvillohet dialogu.

“Është një deklaratë e rrezikshme dhe për këtë Vuçiq ishte i shqetësuar dje sepse e dinte që do të pasonte pas refuzimit të propozimit”, tha Petkoviq dhe theksoi se kanë kaluar vetëm dy muaj nga koha kur BE-ja ka bërë deklaratën se zbatimi i masave për deeskalim në veri të Kosovës, ka pasur 22 lëvizje përshkallëzuese nga autoritetet e Kosovës.

Petkoviq thotë se negociatat nuk kanë mbaruar këtu dhe se Beogradi do të vazhdojë të luftojë furishëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin.

I pyetur për zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës, Petkoviq thotë se Kurti jo vetëm e ka refuzuar formimin e Asociacionit, propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe propozimin për deeskalim në veri.

“Kur është fjala për zgjedhjet, edhe presidenti Vuçiq ka qenë korrekt, por udhëzimi administrativ është vetëm një truk i Prishtinës. Procedura nga paraqitja e peticionit deri në shpalljen e zgjedhjeve është 118 ditë. Kurti kështu po përpiqet të vërë në dyshim, vetë BE-ja dëshiron të luajë, por më duket se bashkësia ndërkombëtare më në fund e ka parë se kush është burimi i problemeve në Kosovë”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse mund të presim presion ndaj Kurtit, Petkoviq thotë se deklarata e Borellit dhe qasja e BE-së, përfshirë SHBA-në, dhe deklarata e djeshme për përgjegjësinë e Kurtit janë një hap përpara, por shtetet në perëndim krijuan Kosovën e pavarur dhe është fëmijë i tyre. .

Dhe sado i çuditshëm të jetë Kurti, ata do të mundohen ta ruajnë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk po heqim dorë nga qëndrimi ynë, nga populli ynë, sepse nuk kemi tjetër”, tha Petkoviq.

Ai ka uruar qytetarët për Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit Kombëtar, duke theksuar se kjo ditë është veçanërisht e rëndësishme për serbët në Kosovë.

“Përderisa presidenti Vuçiq të jetë në krye të vendit, ne kurrë nuk do ta lëmë popullin serb në Kosovë, por do të përpiqemi siç bëmë dje në Bruksel. Do të përpiqemi me lëvizje të mençura të ruajmë paqen. por ne do të insistojmë që të zbatohet gjithçka që është rënë dakord deri më tani”, ka përfunduar Petkoviq.