Aksident i rëndë në rrugën Istog – Gurrakoc

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e vona mbrëmë në rrugën Istog-Gurrakoc.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por që Policia po merret me rastin.