Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë (foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mesditën e sotme në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të Vushtrrisë.

Lexues të Ballkani.info kanë dërguar foto të aksidentit, në të cilat shihet se aksidenti është tejet i rëndë dhe ka përfunduar me persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me aksidentin.