Aksident i rëndë: Një polic vdes, një tjetër lëndohet rëndë

Një polic ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Roganë të Kamenicës, derisa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20 në mes të një mjeti motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile në vendin e quajtur “Te tyrbja”, tha Hashani.

Hashani tha se polici tjetër i cili u lëndua rëndë po trajtohet në qendren rajonale emergjente.