Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Kaçanik – Han i Elezit.

Siç shihet edhe në video, veturat e përfshira janë dëmtuar dej mase, teksa raportohet se dy persona kanë mbetur të lënduar, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, konfirmim për bilancin e të lënduarve nuk ka nga Policia e Kosovës.

Aktualisht, njësitet policore janë në vendin e ngjarjes.