Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, vdes një vajzë e mitur

Dje, rreth orës 08:00, në rrugën “Mehmet Ali Vroni” ka ndodhur një aksident i rëndë në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka ndërruar jetë një vajzë e mitur.

Një kamionetë ka goditur këmbësore, vajzë e mitur, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.