Mitrovicë: U vidhte çanta femrave – arrestohet i mituri

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale ‘vjedhje’, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin çantat e krahut të vjedhura nga viktimat femra.

Arrestimi i të dyshuarit K. M., i moshës së mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale ‘vjedhje e rëndë’ që ishin raportuar javën e fundit brenda zonës së përgjegjësisë në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.