Aksident në Deçan, vetura godet një këmbësor

Një këmbësor është goditur nga vetura në Isniq të Deçanit.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur para pak minutave, ndërsa personi i lënduar është nisur për në qendrën spitalore, shkruan Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, kurse duhet përkujtuar që së fundi numri i aksidenteve me lëndime dhe ato fatale ishin mjaft në numër të madh.