Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, dyshohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, shkruan Gazeta Express.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar fotografi në redaksinë e Express, ku shihet se dy vetura janë aksidentuar.

Dëshmitarët kanë thënë se një person ka marrë lëndime të lehta nga ky aksident, ndërkaq dëmet materiale janë të konsiderueshme.