Aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë

0
318

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në magjistralen Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Besi.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra e tipit “Golf V”, kurse tjetra IV, teksa pas goditjes mes tyre njëra ka dalë matanë rrugës duke goditur një shtyllë.

Në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe ekipet mjekësore.

Ndryshe, vetëm dje në Kosovë sipas statistikave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 35 aksidente, prej tyre 14 me të lënduar.