Vucic i pashpresë: Të gjitha bisedimet me SHBA’në dhe BE’në po përfundojnë me kërkesën për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka vazhduar me ankesat e tij rreth lobimit për njohjen e shtetësisë së Kosovës. Ai, tani po thotë se nëtë gjitha bisedimet me SHBA’në dhe BE’në po përfundojnë me kërkesën për njohjen e Kosovës, gjë e cila revoltuar atë.

Vucic i bëri këto deklarata para takimit me me Palmer e Lajcak. Ai më tej vazhdoi të ankohet se të gjitha bisedimet që po zhvillohen dhe e gjitha që po kërkohet nga Serbia në fund përmblidhet në kërkesën që Serbia të njohë Kosovën.

“Por SHBA dhe fuqitë perëndimore po kërkojnë që Serbia të pranoj Kosovën kështu apo ashtu. Më nuk po kërkojnë as që të përmblidhet në ndonjë formë, por drejtpërdrejtë duke përmendur njohjen reciprokee. Nuk mund as ta merrni me mend se sa ne vuajmë për pranimin e Kurtit, pasi pas kësaj ne me siguri do të lulëzojmë” tha Vucic me ironi.

Ai ankua më tej se situata nuk është as e lehtë as e bukur, dhe askush nuk po ju vjen me ëmbëlsira e molla, e asnjë ofertë të bukur për Serbinë. Vucic i hyri teorive të konspiracionit po ashtu si për politikanët serbë të opozitës dhe perëndimorët e duke e paraqitur veten si shpëtimtari i Serbisë.

“Ditë të vështira për vendin, por nuk qahem. Kemi kaluar shumë të tilla, jemi të gatshëm për tjera. Nëse doni të dëgjoni qëndrimin e Serbisë, mirë, e nëse jo atëherë ndryshoni pushtetin në Beograd e sillni ekspertët të cilët përsëri do të plaçkitin vendin, shkatërrojnë të gjitha fabrikat, e kush e di se çfarë mund të ndodhë përsëri, diçka siç ishin ndarja e Malit të Zi dhe shkëputja e Kosovës” tha Vucic.