Aksident në mes të dy veturave në qendër të Prishtinës, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur sonte në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet, raporton GazetaBlic.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 21:03, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Agim Ramadani’ Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia e trafikut është marrë me aksidentin”, ka thënë Krasniqi.