Vodhën 1 miliard euro bizhuteri ari dhe u larguan me limuzinë, grabitja e madhe në Muzeun e Dresdenit

Policia ka konfirmoi një se grabitësit kanë hyrë brenda “Vault Green” e pasi kanë marrë bizhuteritë ata janë larguar pa lënë gjurmë.

Një muze në Gjermani me një nga koleksionet më të mëdha të thesareve barok në Evropë është grabitur së fundmi dhe lajmi është bërë me dije nga policia ditën e sotme.

E sipas informacioneve paraprake është vlerësuar se të gjitha humbjet Bizhuteritë e grabitura nga Kasaforta e Gjelbër në Dresden, vlejnë deri në një miliard euro.

Vault Green në Pallatin Mbretëror të Dresdenit, e cili është shtëpia e rreth 4,000 objekteve të çmuara të bëra nga fildishi, ari, argjendi dhe xhevahire, u grabitv mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia ka konfirmoi një se grabitësit kanë hyrë brenda “Vault Green” e pasi kanë marrë bizhuteritë ata janë larguar pa lënë gjurmë.

Zyrtarët nuk dhanë vlerësim, por gazeta Bild raportoi se “xhevahire antike me vlerë rreth një miliardë euro janë vjedhur totalisht pa lënë asgjë”.

Gazeta thoshte se kriminelët kishin hyrë në pallatin e mbrojtur mirë teksa kanë shkatërruar shpërndarësin e energjisë dhe sistemin e alarmit.

Nga ky moment më pas ata kanë vazhduar të shënjestrojnë sende të vogla, stoli, me vlera marramendëse, e më pas sipas mediave të huaja është mësuar se anëtarët e bandës janë larguar me një limuzinëm gjë që nuk i lejon hetuesit të shohin mirë fytyrëat e tyre.

Vault Green është një nga muzetë më të vjetër në Evropë, i themeluar në vitin 1723.