Aksident në Mitrovicë, pesë të lënduar

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor.

Policia rajonale e Mitrovicës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.