Aksident në Podujevë, ka të lënduar (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht te “Qershijat e Llapashticës”.

Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale ka edhe persona të lënduar. Në bazë të pamjeve që i ka siguruar Llapi.info shihen ekipet policore dhe ato mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Se që ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti e kanë konfirmuar për Llapi.info edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.