Reagon familja e të vrarit me kallashnikovë: Policia pas 3 vitesh po na prekë dhimbjen tonë

Valon Sadiku, kishte mbetur i vrarë në afërsi të Gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë, ku një nxënës gjatë vitit 2016 kishte qëlluar me kallashnikovë atë.

Pas një zënke që kishin pasur mes vete sipas dëshmitarëve, Sadiku ishte qëlluar me kallashnikovë nga V.B, ku e kishte lënë të vdekur atë pas të shtënave.

E për këtë Policia e Kosovës po e kryejnë rikonstruktimin e një vrasje që kishte ndodhur para 3 vitesh po në atë vend, me qëllim që të zbardhen të gjitha detajet.

Por, familjarët janë prekur nga ky veprim i Policisë, motra e Valonit ka shkruar se kjo edhe më shumë po prek dhimbjen e familjes së saj.

“Ju lutem un jom motra e te ndjerit kete kontruksion uduft ju para 3 viteve me bo e jo mena prek dhimbjen ton .Ashtu si para 3 vitev e kena ndi dhimbjen edhe sod ishallah bile t pakten e merr denimin e meritum “, ka shkruar në Facebook motra e të ndjerit, Hala Sadiku Lahu .

Për këtë arsye, edhe janë simuluar të gjitha skenat, duke përfshirë edhe një person që duket si i qëlluar me armë./gazetametro.net