Aksident në Prishtinë, përfshihen tri vetura

Një aksident trafiku mes tri veturave me targa civile ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur afër rrethit “Te Ismeti” ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe ka bërë shikimin e vendit se si ka ardhur deri të aksidenti.

Për një kohë rruga ka qenë e bllokuar për qarkullim të automjeteve.