Aksident në Tepelenë, një i vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Tepelenë, ku me këtë rast një 50-vjeçar ka ndërruar jetë.

Burime policore bëjnë të ditor se një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin duke shkaktuar edhe vdekjen e drejtuesit.

Ngjarja është shënuar rreth orës 06:20 në segmentin e Bypassi-t të Tepelenës.

Mësohet se viktimë ka mbetur Y.R, banues në Memaliaj.

Forcat policore të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.