Aksident në Tiranë, makina përfundon në dyqan (video)

Një aksident ka ndodhur në mes të kryeqytetit këtë të martë. Mësohet se pas përplasjes së dy makinave dhe një motori, një prej mjeteve ka përfunduar mbi trotuar duke u futur në një dyqan në zonën e ish-Bllokut.

Siç duket nga pamjet e dërguara në rubrikën “Kallëzo” në Tvklan.al, makina mbi trotuar ka thyer edhe vetratën e dyqanit.

Përplasja mes mjeteve nuk ka kaluar pa dëmtime materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat.

Uniformat blu nuk kanë dalë ende në një njoftim zyrtar për këtë rast, por mësohet se nga ngjarja ka pasur të lënduar.

Siç duket nga pamjet, përplasja ka sjellë edhe kuriozitetin e të pranishmëve në vendngjarje, të cilët kundër rregullave të reja ndaj koronavirusit janë grumbulluar pranë vendit të aksidentit.